Fixhi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Koordinatat: 18°J 179°L / 18°J 179°L / -18; 179

Republic of the Fiji Islands
Matanitu Tu-Vaka-i-koya ko Viti
Flag of Fiji.svg Emblema - Fixhi
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: Rerevaka na Kalou ka Doka na Tui
Vendndodhja - Fixhi

Fixhi, emri zyrtar Republika e Ishujve Fixhi është një shtet ishullor në Oqeani.Fixhi përbëhet prej një mori ishujsh në Jug të Oqeanit Paqësor.Ka 322 ishuj dhe 522 ishujza.106 prej ishujve janë të pa banuar.87% i sipërfaqes së Fixhit përbëhet nga dy ishujt më të mëdha të vendit, në Viti Levu dhe Vanua Levu.

Historia

Edhe para zbulimit të Ishujve Fixhi nga Evropianët në shekullin XVII, jetonin njerëzit në këtë vend.Në gjurmimet që janë bërë në Fixhi janë gjetur objekte si tas e tenxhere që datojnë 1000 vjet para lindjes së Krishtit. Deri në shekullin XIX evropianët kanë vazhduar kolonializmin e Fixhit.Në vitin 1874 Fixhi hyri në kontrollin Anglez.Nga ana e Anglezëve në Fixhi u sollën punëtorët Indian.Në vitin 1970 fitoi pavarsinë.Në vitin 1987 u ekzekutua dy grushttet të suksesshëm, dhe qeverisja e përbashkët Indiano-Fixhi përfundoi.Indianët kërkuan të mbeten nën sovranitetin Anglez,ndërsa Fixhianët vendas përkrahnin pavarsinë. Pas kësaj shumica e Indianëce imigruan në Indi.

Politika

Fixhi është Republikë Parlamentare.Më 1 shtator 2009 është nxjerrë nga Komonvelti.[1]

Gjeografia

Ishujt e arqipelagut i ngjajne nje patkoi kali, te rrethuar nga breza te shumte korali, qe lagen nga deti i Koros. Ishujt kryesore jane Viti Levu, Vanua Levu, Taveuni, Kandavu, Koro dhe Rotuma. Me origjine vullkanike, paraqesin depozita te bollshme kalkari dhe karakterizohen nga nje morfologji kryesisht malore e theksuar e cila, gjate bregdetit i le vendin nje fashe luginore. Pika me e larte e arqipelagut është mali Viktoria ose Tomaniivi (1.324 m), ne Viti Levu. Lumenjte jane pak; vetem Viti Levu pershkohet nga rrjedhje uji te rendesishme si Singatoka dhe Rewa. Klima është subtropikale, e ngrohte dhe e lagesht, me reshje te vazhdueshme sidomos midis nentorit dhe prillit te perqendruara sui pjeset lindore dhe juglindore. Mesatarja vjetore e temperatures është 25 °C, ajo e reshjeve rreth 2500 mm. Bimesia karakterizohet nga pyje te dendura dhe, ne zonat me te thata, nga trakte savane; neper ishuj jane te pranishme depozita ari dhe manganezi.

Ekonomia

Fixhi është një shtet me pasuri të shumta minerale, me pyje dhe burime peshku.Është ndër shtetet me ekonomi më të zhvilluar në Ishujt e Paqësorit[1]. Çdo vit Fixhin e vizitojnë 300.000 turist.Turizmi dhe Industria e Sheqerit janë sektorët më fitimprurës.Ndërtesa më e lartë në Fixhi, është ndërtesa e Bankës Rezerve me 14 kate.

Demografia

Fixhi ka një popullsi prej 849,000 banorë.51% janë Fixhianët, 44% Indianët, dhe 5% e përbëjnë Evropianët,popujt nga ishujt të tjerë të Paqësorit, dhe Kinezët.

Religjionet dominuese janë 52% Krishterë, 38% Hinduist, 8% Islam dhe 2% të tjera. Gjuhët që fliten në Fixhi janë : Anlishtja (Gjuhë Zyrtare), gjuha e Fixhianëve, dhe Hindishtja e Fixhit.

Kultura

Kultura e Shtetit

Të tjera

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Lidhje të jashtme

 Commons: Ishujt e Fildisht – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referencat