Labinot Harbuzi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Labinot Harbuzi
Labinot Harbuzi.jpg
Të dhënat personale
Data e lindjes4 prill 1986
Vendi i lindjesLund, Suedi
Data e vdekjes11 tetor 2018
Vendi i vdekjesMalmö, Suedi
Gjatësia1,80 m (5 ft 11 in)
PozicioniMesfushor
Karriera në rini
1992–1993Håkanstorp IK
1994–1998Malmö BI
1999Falkenbergs FF
2000–2001Malmö FF
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2002–2006Feyenoord0(0)
2004–2005SBV Excelsior (huazim)9(0)
2006–2009Malmö FF53(4)
2009–2011Gençlerbirliği SK40(4)
2012Manisaspor5(0)
2012Syrianska FC3(0)
2013KSF Prespa Birlik5(2)
2016Melaka United11(2)
Ekipi kombëtar
2008–2009Suedia U-216(1)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).

Labinot Harbuzi (4 prill 1986 - 11 tetor 2018)[1] ishte futbollistë suedezë me prejardhje kosovare i cili luajti si mesfushor. Ai luajti në klubin holandezë Feyenoord për pesë vjet, në ligën turke Süper Lig tri vjet dhe në Allsvenskan pesë vjet.

Biografia

Labinot Harbuzi ka prejardhje kosovare, lindi në Lund, por u zhvendos në RosengårdMalmö.

Karriera

Feyenoord

Në moshën 15 vjeçare, Labinoti shkoi për të luajtur për klubin Feyenoord, ku luajti në skuadrën e rinisë.[2][3]

Malmö FF

Në pranverën e vitit 2006, ai u kthye në skuadrën Malmö FF.

Gençlerbirliği

Më 11 korrik 2009, ai nënshkroi për klubin turk Gençlerbirliği SK pasi refuzoi të zgjasë kontratën me Malmö FF. Ai thuhet gjithashtu se ka qenë në një mosmarrëveshje me udhëheqjen e Malmös. Në prill 2011, Labinoti u pajtua se ai është grindur me ndihmësin e Gençlerbirliğis. Ai tha në të njëjtën intervistë se ai dëshiron të shkojë përpara në karrierën e tij. Ai prishi kontratën me klubin në dhjetor të vitit 2011.

Manisaspor

Në janar 2012 nënshkroi kontratë tre mujore me klubin turk Manisaspor.

Syrianska FC

Në gusht 2012 nënshkroi kontratë të shkurtë me klubin Syrianska FC pasi ishte pa klub dhe pastaj kontrata e tij me Manisasporin u skadua.[4] Megjithatë, ai u largua nga klubi në fillim të nëntorit 2012 pasi nuk mori një vend në ekip.[5][6]

KSF Prespa Birlik

Gjatë sezonit të verës më 2013, Labinoti ishte pa kontratë, por ai luajti katër ndeshjet e fundit para pushimit të verës në KSF Prespa Birlik në divizionin e 2-të.[7][8]

Melaka United

Në nëntor 2015, Labinoti nënshkroi kontratë me klubin malajzesë Melaka United.[9] Ai humbi 5 ndeshje të para të ligës së sezonit 2016 për shkak në lëndimi që kishte.[10][11] Ai shënoi golë në debutimin e tij në minutën e 46-të në një ndeshje kundër UiTM F.C. ku Melaka United fitoi 3-1.[12][13][14] Sidoqoftë ai u lirua nga Melaka United në fund të vitit 2016, duke luajtur vetëm një sezon për klubin.[15]

Vdekja

Më 11 tetor 2018, Harbuzi u gjet i vdekur në shtëpinë e tij.[16] Ai ishte transportua me ambulancë në spital, por nuk mundi të mbijetoj.[16]

Referencat

  1. ^ "Labinot Harbuzi död – blev 32 år". Aftonbladet. 11 tetor 2018. 
  2. ^ Harbuzi spelade aldrig i Feyenoords A-lag, se "Labinot Harbuzi keert terug naar Zweden". feyenoord.nl. 25 mars 2006.
  3. ^ "Labinot går i Zlatans fotbollsspår". U publikua Dagens Nyheter më 19 prill 2003.
  4. ^ Harbuzi till Syrianska
  5. ^ "Han har inte varit någon hit i Syrianska FC. Nu lämnar Labinot Harbuzi - som inte vet vart han hamnar.". Fotbollstransfers.com. U publikua 2012-11-06.
  6. ^ "Syrianska FC förhandlar med de spelare man vill ha, Harbuzi har redan lämnat". Fotbollstransfers.com.
  7. ^ "Officiellt: Labinot Harbuzi till Prespa Birlik". U publikua Fotbolltransfers më 8 qershor 2013.
  8. ^ "Harbuzi laddar om i svenska division två". U publikua më 29 qershor 2013 në Expressen.
  9. ^ http://fotbolltransfers.com/site/news/57036
  10. ^ "'Labi' Diharap Perkukuh Jentera Tengah Melaka United". 2 March 2016. Marrë më 6 prill 2016. 
  11. ^ "Spasojevic boleh beraksi lawan Sime Darby". 10 shkurt 2016. Marrë më 6 prill 2016. 
  12. ^ "Melaka United kekal rekod tanpa kalah". 5 prill 2016. Marrë më 6 prill 2016. 
  13. ^ "Melaka United Lonjak Ke Tangga Ketiga Liga Perdana". 5 prill 2016. Marrë më 6 prill 2016. 
  14. ^ "KL stay on top, Negeri and Melaka keep chase - Goal.com". Goal.com (në anglisht). Marrë më 2016-04-06. 
  15. ^ Melaka axe Harbuzi.
  16. ^ a b "Förre MFF-spelaren Labinot Harbuzi död". expressen. 11 tetor 2018. Marrë më 11 tetor 2018.